SHOWBIZZI

E imagjinoni dot si mund të dukej Enca në versionin mashkull? Ua tregon vetë këngëtarja [FOTO]

E imagjinoni dot si mund të dukej Enca në versionin mashkull? Ua tregon vetë këngëtarja [FOTO]

Trendi i ndryshimit te tipareve të VIP-ave nga femërore në mashkullore apo e kundërta, tashmë është bërë diçka virale.

Të gjithë kanë filluar të eksplorojnë me veten e tyre me këtë trend. Enca njihet si një nga këngëtaret më seksi të estradës shqiptare.

Ajo me look-un e saj na ka befasuar gjithnjë dhe çdo postim i saj merr vëmendjen e të gjithëve në instagram.

Së fundmi në instastory ajo ka ripostuar një foto të krijuar nga fansat të cilët kanë kthyer tiparet e saj në gjininë mashkullore.

Mbi foto Enca shkruan: “Të merrkam në qafë dhe si çun”. Nuk e mohojmë dot, Enca në versionin djalë qenka vërtetë ‘wow’!


Kujtojmë se para një jave, Enca ka publikuar këngën e saj më të re “Ku mete” dhe numëron 2.5 milion shikues.